BotaLajme

Rusia kryen sulm të madh ajror pranë territorit të NATO, Banka Qendrore ruse në takim urgjent

Një sulm ajror në shkallë të gjerë në zonat e Ukrainës në kufi me Poloninë, vend anëtar i NATO-s, ka vrarë tre persona dhe ka shkatërruar shtëpi. Ndërkohë, banka qendrore e Rusisë ka rritur normën bazë të interesit me 3.5 pikë përqindjeje në 12%, pasi monedha e vendit ra në vlerën e saj më të ulët që nga fillimi i luftës.

Moska nisi një sulm të madh ajror në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv dhe rajonin veriperëndimor Volyn, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur shumë të tjerë, thonë zyrtarët.

Tre persona u vranë dhe disa u dërguan në spital në Lutsk pasi një ndërmarrje biznesi u godit, tha Yuriy Pohulyaiko, guvernatori i rajonit Volyn, qendra administrative e të cilit është Lutsk, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Rajoni  Volyn kufizohet me Poloninë anëtare të NATO-s në perëndim të saj.

Sipas informacioneve paraprake, nuk pati viktima në sulmin ajror të Rusisë në rajonin perëndimor të Lviv, por më shumë se 100 shtëpi banimi u dëmtuan, 500 xhama u thyen dhe një shesh lojrash për çerdhe u shkatërrua.

“Shumë raketa u rrëzuan, por pati edhe goditje në Lviv”, tha kryebashkiaku i qytetit Andriy Sadovyi në Telegram, duke shtuar se u dhanë urdhra për evakuimin e të paktën një ndërtese banimi të djegur.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se forcat e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 16 nga të paktën 28 raketa të lëshuara nga Rusia gjatë natës

Banka Qendrore ruse mban mbledhje të jashtëzakonshme teksa rubla dobësohet

Një vlerë e ulët prej 16 muajsh në vlerën rubël – dollar, ka shtyrë bankën qendrore të Rusisë të mbajë një takim të jashtëzakonshëm për normat e interesit.

Monedha ruse në rënie të fortë ka nxitur thirrjet për kosto më të larta huamarrjeje dhe këshilltari ekonomik i Vladimir Putin kritikoi bankën qendrore për politikën jo të shtrënguar monetare.

Ndërsa shpenzimet ushtarake rriten dhe eksportet bien, rubla u tregtuan nën 99 për dollar të premten, duke arritur në 101 më herët sot, përpara se të ndalej në 100 pasi banka qendrore njoftoi mbledhjen e së martës.

Takimi ka qënë i programuar për në 15  shtator. Norma bazë e interesit të bankës është aktualisht 8.5%.

Show More

Related Articles

Back to top button