BotaLajme

22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

Njëzet e dy diplomatë rusë janë larguar nga kryeqyteti i Moldavisë, Kishinjev, duke e lënë mbrapa një ekip të vogël, pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Zyrtarët moldavë kanë thënë se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë në 25 persona, nga 80, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë.

Moldavia, vend i ish-Bashkimit Sovjetik është goditur nga afër prej luftës së Rusisë në Ukrainë, dhe presidentja e saj pro-evropiane, Maisa Sandu e ka dënuar pushtimin, si dhe e ka kritikuar Moskën që po tenton ta destabilizojë shtetin e saj.  Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ky hap “armiqësor” i Kishinjevit do të ketë pasoja në marrëdhëniet ruso-moldave. Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka kërkuar Rusisë prej muajit të kaluar që ta kufizojë prezencën e saj në ambasadën në Kishinjev, duke i përmendur shqetësimet për tentimet e dyshuara të Rusisë për ta destabilizuar Moldavinë, e cila kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Show More

Related Articles

Back to top button