BotaLajme

Sulme me dronë në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën, Kievi zyrtar mohon përgjegjësinë

Moska është sulmuar sërish me drone. Kryebashkiaku i qytetit deklaroi se mbrojtja ajrore mundi ta rrezojë mjetin fluturues, mbetjet e të cilit ranë në një qendër ekspozite në zemër të kryeqytetit rus.

Sulmi ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke u gdhirë e premtja, por nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

“Expo Center” është një hapësirë ​​e madhe qe përdoret për konferenca dhe konventa dhe ndodhet më pak se 5 km nga Kremlini.

Agjencia shtetërore ruse, raportoi se për shkak të sulmit nga Ukraina, një nga muret e jashtme të qendrës është shembur pjesërisht.

Por zyrtarët në Kiev nuk e kanë pranuar përgjegjësinë për këto sulme.

Show More

Related Articles

Back to top button