Flamuri ukrainas është ngritur sërish në Ishullin e Gjarprit në Detin e Zi. Kështu tha të hënën një zëdhënës ushtarak ukrainas, pasi trupat ruse u tërhoqën nga posta strategjike javën e kaluar.
“Territori [Ishulli i Gjarprit] është kthyer në juridiksionin e Ukrainës,” tha në një konferencë shtypi Natalia Humeniuk, zëdhënëse e komandës ushtarake jugore të Ukrainës.