BotaLajme

SHBA-ja miraton shitjen e 96 helikopterëve Apache për Poloninë

Departamenti Amerikan i Shtetit, miratoi shitjen ndaj Polonisë të helikopterëve Apache dhe pajisjeve përkatëse të tyre me vlerë 12 miliard dollarë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes, thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e 96 helikopterëve AH-64E Apache dhe pajisjeve përkatëse të tyre me vlerë 12 miliardë dollarë ndaj Polonisë.

Po ashtu në deklaratë njoftohet se Kongresit i është dërguar një njoftim lidhur me shitjen.

Miratimet e shitjes së armëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nënkuptojnë vetëm se kjo nuk përbën shqetësim për administratën amerikane.

Nëse Kongresi Amerikan nuk kundërshton vendimin e Departamentit brenda 30 ditëve pune, administrata fillon negociatat me vendin ku miratohet shitja për përmbajtjen e paketës së shitjes.

Në fund të këtyre bisedimeve, SHBA-ja i ofron atij shteti një letër ofertë. Nëse ofertat merr përgjigje pozitive, atëherë realizohet procesi i furnizimit.

Show More

Related Articles

Back to top button