Një shkëmb i cili ka rënë nga një kodër në Izrael pranë Detit të Vdekur të enjten ka lënë të lënduar disa njerëz, thanë mjekët izraelitë. Shërbimi i shpëtimit i Izraelit nuk dha numrin e saktë të të lënduarve, por ka njoftuar se në mesin e viktimave është edhe një vajzë 4-vjeçare dhe një burrë i lënduar rëndë, raporton AP.
Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e gurëve, e cila zakonisht ndodh kur shirat e rrëmbyeshëm ose tërmetet krijojnë çarje në kodra shkëmbore.
Shërbimi mjekësor i urgjencës vullnetare me bazë në Izrael, United Hatzalah tha se shumë të tjerë ishin ende të bllokuar nën rrënoja dhe se ekipet e shpëtimit po përpiqeshin t’i arrinin ata. Rrëshqitja e shkëmbinjve ndodhi në Rezervatin Natyror Ein Gedi, në bregun perëndimor të Detit të Vdekur, pikë turistike e njohur në vend.