Bota

Familjet e ushtarëve të bllokuar në “Azovstal” i bëjnë thirrje presidentit kinez për ndihmë

Familjet e ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut “Azovstal” në Mariupol i kanë bërë një lutje të dëshpëruar presidentit të Kinës, Xi Jinping që të vepronte si ndërmjetës për të ndihmuar për të nxjerrë të dashurit e tyre jashtë, vetëm disa ditë pasi ata i bënë një kërkesë të ngjashme presidentit turk, Recep Tayipp Erdogan.

Gjatë një konference për shtyp në qendër të Kievit të shtunën, familjet, të cilat kanë kontakte të kufizuara me të dashurit e tyre, thonë se koha po mbaron për ushtarët që kanë pak furnizime mjekësore dhe pothuajse aspak ushqim, raporton CNN të shtunën.

Tanya Vychnyk, e cila e pa për herë të fundit djalin e saj 21-vjeçar Artem në shkurt, tha se po lutet për një mrekulli.

“Është ferr atje, ata janë në ferr të vërtetë,” tha Vychnyk për CNN, me sytë e saj të mbushur me lot.

“Ata e meritojnë të qëndrojnë në sipërfaqen e tokës dhe të shohin diellin”, shtoi ajo.

Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, tha më parë se negociatat e vështira po vazhdojnë për lirimin e ushtarëve, disa prej të cilëve janë plagosur.

Show More

Related Articles

Back to top button