BotaLajme

Ish-polici tenton të vrasë gruan në lokal, qëllon për vdekje tre klientë dhe plagos gjashtë të tjerë

Një oficer policie në pension u përpoq të vriste gruan e tij, e cila kishte bërë kërkesë për divorc, në një bar në Kaliforni të mërkurën mbrëma përpara se të hapte zjarr ndaj klientëve të tjerë, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

John Snowling, 59 vjeç, një ish-oficer policie, ishte në proces të divorcit nga gruaja e tij Marie, shpjegoi sherifi i Orange County Don Barnes gjatë një konference për shtyp të enjten.“Kur ajo hyri në lokal, sulmuesi u drejtua menjëherë drejt saj. Nuk ka pasur asnjë diskutim, dialog apo debat, ai e ka qëlluar menjëherë”, tha sherifi.
Gruaja ka shpëtuar dhe ndodhet në spital me plagë.Më pas Snowling qëlloi dhe vrau një grua tjetër që po darkonte me Marien si dhe dy burra. Ai gjithashtu plagosi gjashtë persona, përfshirë gruan e tij.Ish-oficeri i policisë në qytetin e Ventura, në veri të Los Anxhelosit, Snoëling doli në pension në vitin 2014 pas 30 vitesh në detyrë. Gruaja e tij bëri kërkesë për divorc në dhjetor, sipas autoriteteve.Personi i armatosur u vra nga të shtënat e policisë në një zonë prapa lokalit, tha Sherif Barnes. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, thanë autoritetet.“Ai nuk e duroi dot divorcin”, tha babai i Marie Snowling për burrin e saj.

Show More

Related Articles

Back to top button