BotaLajme

Britanikja Express zbardh bisedat telefonike të trafikantëve shqiptarë/ Zbulon detaje sesi bëhet kalimi i emigrantëve përmes kanalit anglez

Trafikantët e njerëzve po kryejnë kalime në Britaninë e Madhe, përdorin numra telefoni anglez dhe marrin 3500 paund për person për kalimet me gomone të kanalit anglez, zbulon një hetim i gazetës britanike Express.

Express regjistroi fshehurazi një sërë bisedash me kontrabandistët për të zbuluar detaje sesi organizohen kalimet e paligjshme të emigrantëve shqiptarë  për në Britaninë e Madhe.

Përmes këtyre regjistrimeve gazeta britanike zbulon se kërkojnë 3500 £ për një kalim në Kanal dhe i mbledhin paratë përmes një bashkëpunëtori në Mbretërinë e Bashkuar, pasi të jetë bërë kalimi.

Në njërën nga telefonatat një kontrabandist tregohej i gatshëm të kalonte përmes gomones fëmijë të pashoqëruar në Britani dhe ofroi një zbritje prej 500 paund për të marrë një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar, familja e të cilit kishte frikën se mos djali i tyre rrezikonte gjatë udhëtimit.

Duke u paraqitur si të afërm të një familjeje shqiptare që dëshironin të shkonin në Angli, gazetarët e Express kontaktuam (lehtësisht) me disa trafikantë që reklamonin shërbimet e tyre në platforma të ndryshme të mediave sociale.

“Duke bërë thirrje për këtë ‘biznes’ në aplikacionin e ndarjes së videove TikTok , një nga kontrabandistët që kemi kontaktuar kishte video të postuara të emigrantëve që hipnin në një gomone dhe në sfond dëgjohej muzikë pop. Mbi imazhet ishin rreshtat e shitjeve që përktheheshin si “Vjen sot, niset sot – çmimet më të mira – vetëm dy orë larg” dhe “Sa herë të jetë e përshtatshme ne jemi atje… Ne pranojmë familje… Për grupe me më shumë se 5 persona , kemi oferta.”, shkruan Express.co.uk.

Show More

Related Articles

Back to top button