Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe homologu i tij turk Hakan Fidan do të zhvillojnë bisedime në Moskë “në të ardhmen e afërt”, njoftoi sot agjencia e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Turqia po përpiqet të bindë Rusinë që të kthehet në një marrëveshje që lejon eksportimin e grurit përmes porteve ukrainase në Detin e Zi.
Kremlini ka thënë se presidenti Vladimir Putin së shpejti mund të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin turk Tajip Erdogan për marrëveshjen e lartpërmendur dhe çështje të tjera, por data dhe vendi ende nuk janë shpallur.