BotaLajme

“Anëtar i një bande kriminale”- Atentat shqiptarit në Athinë, plagoset edhe një 20-vjeçare. Zbardhet dëshmia e saj

Një shqiptar 32-vjeçar dhe një 20-vjeçare greke kanë mbetur të plagosur si pasojë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (27 gusht) në Athinë.

Sipas mediave greke, ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Ampelokipi”, rreth orës 20:30, jashtë shkollës së Panormoum, ku sipas informacioneve të deritanishme, një person ka qëlluar pas një konflikti që ka pasur me shqiptarin dhe më pas është zhdukur.

Dy të plagosurit janë transportuar për në spital, ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se e reja greke ka dëshmuar se nuk njihej me shqiptarin, dhe se ka qenë rastësisht duke kaluar në vendin e ngjarjes ku dhe ka marrë një plumb në këmbë.

Në vendngjarje, policia deri më tani nuk ka gjetur gëzhoja, ndërsa 32-vjeçari shqiptar rezulton i njohur për autoritetet greke.

Shqiptari mësohet se ka qenë i arrestuar si anëtar i një organizate kriminale droge dhe ka qenë me masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Show More

Related Articles

Back to top button