Shirat për orë të tëra dhe era e fortë, me shpejtësi deri në 179 km në orë, gjunjëzuan gjirin e Meksikës dhe Kubën, teksa Uragani Idalia pritet të përplaset me bregun e Floridas. Nga një stuhi, Idalia u shndërrua prej të martës në një uragan të fuqishëm, një nga 5 shkallët më të fuqishme madje të një uragani, sipas autoriteteve amerikane.
Po ashtu, parashikohet që nga Uragan, në orët në vijim, Idalia të shndërrohet më tej në një stuhi të kategorisë 4 dhe të ketë pasoja ekstremisht të rrezikshme. Guvernatori i Floridas Ron DeSantis paralajmëroi banorët që të evakuohen, nëse nuk kanë mundësi që të marrin masa për jetën e pronën e tyre, pasi në disa zona, niveli i ujit për shkak të shiut, pritet të arrijë deri në 4.5 metra.
DeSantis u nis nga shembulli i Kubës, me ishujt që u përmbytën ndërsa pasojat sot po i vuan edhe kryeqyteti Havana, veçse i përmbytur, edhe i shkatërruar me tarracat e shtëpive të shkëputura e pemë të rrëzuara në rrugë. Era e fortë do të jetë problem edhe për Floridan, me presidentin Biden që ka aprovuar deklaratën e emergjencës për këtë shtet.