Afro 50,000 personave u është bërë thirrje që të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa përmbytjet kanë goditur qytetin më të madh australian, Sidnej, për të tretën herë me radhë gjatë këtij viti. Disa pjesë të Sidnejit janë përballur me reshje të dendura shiu në katër ditët e fundit. Rrugët janë bllokuar dhe disa shtëpi janë përmbytur, ndërsa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike. Përmbytjet në mbarë Australinë – që janë nxitur nga fenomeni i motit i njohur si La Niñja– i kanë marrë jetën deri tani mbi 20 personave. Mbi 100 evakuime janë urdhëruar në mbarë Sidnejin për shkak të emergjencës aktuale. Edhe qytetarët në 50 zona të tjera janë paralajmëruar që të përgatiten që të evakuohen, për shkak se disa lumenj të mëdhenj janë tejmbushur dhe kanë dalë nga shtrati. Reshje shiu pritet të ketë edhe sot në Sidnej, po ashtu edhe erëra të fuqishme, që rrisin rrezikun e rrëzimit të pemëve dhe shtyllave elektrike. “Emergjenca ende nuk ka kaluar”, tha ministrja e Emergjencave. Ekspertët thonë se përmbytjet janë shpeshtuar dhe janë bërë më katastrofike për shkak të ndryshimeve të klimës si edhe nga fenomeni i motit La Niñja. Ky i fundit shkakton erëra të fuqishme në zonat e Paqësorit deri në Indonezi.
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago