Zjarri në Evros të Greqisë vijon për të 12-ën ditë. Flakët janë të pakontrolluara dhe tashmë rrezikojnë zona të banuara.
Zjarri është përhapur mes fshatrave Giannouli dhe Sidiro.
Për shkak të erës së fortës, flakët morën përmasa më të mëdha. Banorët e fshatit Giannouli janë evakuuar pasditen e sotme.
Ndërsa një mesazh në celular nga numri i emergjencës 112 u është dërguar banorëve të Soufli, që të qëndrojnë në gatishmëri.
“Zjarr në pyllin sipër zonës tuaj. Qëndroni gati. Ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, thuhet në mesazhin emergjent, duke kërkuar që banorët të jenë të përgatitur të reagojnë në kohë nëse u kërkohet që të braktisin shtëpitë.