“Vetëm rizgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, i jep fund luftës në Ukrainë”.
Kjo është deklarata e fundit e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban gjatë një interviste për ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson.
Lideri hungarez, lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës.
Ai shton se kthimi i Trump do të ishte e vetmja rrugëdalje nga konflikti teksa çdo sugjerim se Kievi mund të fitojë luftën kundër Rusisë është një gënjeshtër.
“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit. Thirrni përsëri Trumpin… Trump është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore”, tha Orban.