Turqia duket se po tenton të zbusë tonet ndaj Finlandës dhe Suedisë pas reagimit ndërkombëtar ndaj deklaratave të Presidentit Erdogan se nuk e shihnin pozitivisht integrimin këtyre dy shteteve në NATO.
Në një reagim për New York Times, këshilltar i Erdoganit, Ibrahim Kalin është shprehur se Turqia nuk është kundër anëtarësimit të dy vendeve skandinave në NATO, por duhet sipas tij që çdo aleat të marrë në konsideratë shqetësimet për sigurinë që ka secili.
Kalin iu referua PKK-së, e cila sipas Erdoganit strehohet në Suedi. Erdogani tha dje se Turqia nuk e shihte pozitivisht anëtarësimin e dy shteteve skandinave në NATO pasi sipas tij ato strehonin organizata terroriste duke iu referuar PKK-së së kurdëve.
Kjo deklaratë nxiti shumë reagime në botë duke bërë që përmes një tjetër reagimi sot, këshilltari i Erdoganit të përpiqet të zbusë pak qendrimet. /abcnews/