BotaLajme

Sulm vetëvrasës në Pakistan/ Vriten 9 ushtarë pakistanezë dhe plagosen 20 të tjerë

Në Pakistan, nëntë ushtarë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës në zonën Mali Khel të Khyber Pakhtunkhwa, raportojnë mediat e huaja.

Sulmi u krye më 31 gusht nga një sulmues vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë, tha në një komunikatë Agjencia për Marrëdhënie me Publikun e Pakistanit (AMPP). 

Dyshimi mbi sulmin ka të ngjarë të bjerë mbi talebanët pakistanezë, të cilët kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë që nga viti 2022.

Show More

Related Articles

Back to top button