Ditën e sotme, Rusia filloi sulmet me dronë të cilat zgjatën 3 orë. Forcat pushtuese sulmuan Izmail, një qytet ukrainas në kufi me Rumaninë.
Disa dronë ranë dhe shpërthyen në territorin rumun, një anëtar i aleancës së NATO-s, tha ministria e jashtme e Ukrainës.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin rrëzuar 23 nga 32 dronët “Shahed” të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia dhe Krimea e pushtuar.
Sulmi i sotëm pasoi sulmet ruse ndaj një tjetër porti të lumit Danub, Reni, të cilin ministrja e jashtme e Rumanisë Luminita Odobescu e quajti një “sulm barbar kundër objektivave civilë”.