Dy nga ministrat më të lartë të kabinetit britanik kanë dhënë dorëheqjen, një veprim që mund të sjellë fundin e udhëheqjes së kryeministrit Boris Johnson pas muajsh skandalesh.
Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid dhe ministri i Financave Rishi Sunak njoftuan dorëheqjet e tyre të martën, duke e zhytur në krizë qeverinë e Johnson.