LajmeMaqedoni

Korridori 8, Rexhepi: Nga java në vazhdim do të kemi punime në terren

Me minim në afërsi të fshatit Debresh, javën e ardhshme “Bechtel dhe Enka” do të nisin aktivitetet ndërtimore në Korriorin 8. Informacion bëhet i ditur për televizionin Globi nga zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

Sipas tij, tashmë projektet urbanistike janë drejt përfundimit dhe projektimi ka filluar. Kanë përfunduar edhe përpunimet për shpronësim, ndërsa ndërtimi do të fillojë pikërisht nga pjesa më e komplikuar, Gostivar-Bukojçan.

“Po, nga java në vazhdim do të kemi punime në terren”, na tha përmes një bisede telefonike zv.ministri Rexhepi.

Së shpejti do të fillojnë aktivitetet ndërtimore edhe në seksionin e vetëm të korridorit 10d, Prilep-Manastir, gjatësia e të cilit pritet të jetë rreth 39.3 kilometra.

Ndryshe, në “Bechtel dhe Enka” deri më tani nga thesari i shtetit janë derdhur 174.5 milionë euro përmes katër transaksioneve.

Para 20 ditësh gjatë organizimit të panait për punësim nga konzorciumi “Bechtel dhe Enka” në Gostivar, u njoftua se kjo kompani po kërkon rreth 2000 punëtorë të cilët do të nevojiten për punë gjatë pesë viteve të ardhshme, aq sa janë paraparë për përfundimin e punimeve për dy korridoret. Qëllimi është që punëtorët të gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe të mos importohen nga jashtë. Drejtor i projektit për korridoret 8 dhe 10D, që atëher bëri të ditur se punimet do të nisin brenda disa javësah.

“Ne jemi duke punuar nga afër me Qeverinë dhe komunat për shpronësimin. Jemi afër me projektimin, kontratat e punës, kështu që javët e ardhshme do të fillojmë me punë. Nuk ka një numër fiks. Çfarë resurse mund të sjellë zinxhiri lokal, ne do të punojmë me aq resurse sa kemi mundësi. Sa i përket të punësuarve siç thamë, na duhen më tepër se dy mijë persona në pjesën e pare të vitit të ardhshëm. Pjesa dërmuese mirë është të jenë punëtorë lokal, më mire do të ishte”, deklaroi drejtor i projektit për korridoret 8 dhe 10D.

Show More

Related Articles

Back to top button