LajmeMaqedoni

Aliu dhe Strier: Po punojmë në zhvillimin e Strategjisë Kombëtare mbi Inteligjencën Artificiale

Ministri i Ministrisë Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, po qëndron në vizitë zyrtare në kryeqytetin e Estonisë, në Talin.

 Përveç vizitave dhe takimeve, ministri Aliu do të diskutojë në panel sesionin të titulluar “Siguria Digjitale e Ballkanit Perëndimor”, së bashku me kolegët e rajonit dhe jo vetëm.

 Në suaza të ,,Tallinn Digital Summit”, ministri Aliu zhvilloi takim me Keith Strier – Zëvendës-President i Nismave Botërore të Intelegjencës Artificiale në Korporatën NVIDIA.

 ,,Kishim takim produktiv se si të nxisim bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe NVIDIA-së në aspekte të ndryshme të inteligjencës artificiale. Ne, u dakorduam që të formojmë grupin e punës, i cili do të ndjekë zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale për Maqedoninë e Veriut, implementimin e IA-së, të eksplorojë mundësitë dhe sfidat e të mësuarit dhe aplikimet e tij.

 Të zbatojmë Inteligjencën Artificiale, zgjidhjet në sektorin publik dhe të përmirësojmë procesin e vendimmarrjes për krijimin e politikave, të optimizojmë harduer infrastrukturën dhe proceset për vendosjen e Inteligjencës Artificiale.

U dakorduam që t’i “bashkojmë forcat” për të aplikuar në Programin e “Evropës Digjitale”, për të përmirësuar infrastrukturën digjitale dhe procesin e digjitalizimit të vendit tonë.

 Shprehim falënderimet tona ndaj Strier mbi perceptimet dhe mbështetjen e vlefshme. Me padurim presim të punojmë për të avancuar Agjendën e Intelegjencës Artificiale në Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë”, – deklaroi  ministri Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button