BotaLajme

E rëndë në Itali, emigranti sulmon gruan e tij në mes të rrugës, vret me thikë 35-vjeçarin që hyri t’i ndante

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gaione, një fshat i Parmës.

Një 35-vjeçar moldav u godit me thikë nga një bashkatdhetar në një parking rreth orës 22:30.

Viktima dyshohet se ka ndërhyrë në mes të një sherri mes bashkëshortëve, të njohurit e tij.

Ai u përpoq të mbronte gruan nga një sulm, por burri u godit me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ky i fundit u arratis, por pak kohë më vonë u lokalizua nga karabinierët. Ai u dërgua në komisariat./Abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button