Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dekoratën më të lartë ushtarake një piloti të helikopterit të luftës së Vietnamit, i cili kishte injoruar urdhrin e drejtpërdrejtë nga komanda.
Kapiteni i pensionuar Larry Taylor, i cili tani ka 81-vjet, në vitin 1968 me helikopterin e tij Cobra kishte marrë pjesë në luftë me qëllim të shpëtojë katër ushtarët amerikanë nga vdekja e “sigurt”.
Në Shtëpinë e Bardhë, atij iu dha Medalja e Nderit, nderimi më i lartë i SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Natën e 18 qershorit të vitit 1968, ekipi i patrullës së zbulimit, i shpëtuar nga togeri i parë i atëhershëm Taylor, iu ekspozuar sulmit të ashpër me armë zjarri dhe u rrethua nga trupat armike jashtë qytetit Ho Chi Minh.
Duke marrë parasysh se kishte mbetur pa karburant dhe municion, ai kreu sulme derisa armiku iu përgjigj zjarrit intensiv për rreth gjysmë ore.
Pasi kuptoi se rruga e arratisjes së ekipit ishte një kurth vdekjeprurëse, me radiolidhje njoftoi për një pikë të re tërheqjeje.
Me të arritur në lokacion, Taylor uli helikopterin duke mos u kujdesur fare për sigurinë e tij – pasi qëllimin e vetëm e kishte të marrë katër ushtarët, thanë sot nga Shtëpia e Bardhë.
Dy prej tyre është dashur të qëndrojnë të varur në pjesën e jashtme të fluturakes, pasi në kabinë kishte hapësirë vetëm për dy persona.

Gjatë tërheqjes, helikopteri është qëlluar në disa raste.
“Ka refuzuar të heq dorë. Ka refuzuar të lë bashkëluftëtarët dhe bashkëvendësit. Kur e kërkoi atdheu, Larry bëri gjithçka që t’i përgjigjet thirrjes”, shtoi presidenti amerikan.
Vetëm 3515 ushtarë amerikanë, kanë marrë Medaljen e Nderit, nga 40 milionë që kanë shërbyer që nga Lufta Civile.