BotaLajme

Biden niset drejt Samitit të G20-s, Putin dhe Xi Jinping nuk pritet të marrin pjesë

Presidenti Joe Biden është nisur drejt Samitit të G20 në Indi me qëllime të mëdha dhe shpresa të mëdha se Grupi i 20 vendeve kryesore të pasura dhe në zhvillim mund të punojnë së bashku për çështjet kryesore globale, tha Shtëpia e Bardhë në.

Sakaq, Presidenti rus Vladimir Putin, ka konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Grupit të Njëzet (G20) më vonë këtë javë.

Ditën e sotme Kremlini konfirmoi gjithashtu se ai nuk do të marrë  pjesë as me video-konferencë, ashtu siç ishte planifikuar.

“Jo, kjo nuk është planifikuar,” u përgjigj zëdhënësi i Dmitry Peskov kur u pyet nga gazetarët për një fjalim të mundshëm që do të transmetohej nga distanca. E gjithë puna do të bëhet nga ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, shtoi ai.

Analistët thonë se mungesa e dy liderëve kryesorë – presidentit rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping – do të ndikojë në procedurat, veçanërisht rreth sfidës më të madhe me të cilën përballet pritësi i tij, kryeministri indian Narendra Modi.

Show More

Related Articles

Back to top button