Dashuria dhe jo grindjet politike ishte ajo që mbushi sallën e Parlamentit Europian të enjten.
Një djalë nga Partia Popullore Europiane estoneze i propozoi për fejesë të fejuarës së tij duke u ulur në gjunjë.
Në një dorë mikrofonin dhe në një dorë unazën, vajza iu përgjigj me po pyetjes duke e përqafuar burrin e saj të ardhshëm me lot në sy.
26-vjeçari Kuldar Lepp surprizoi 18-vjeçaren Marta Schönberg përpara një dhome plot me aktivistë të Partisë Popullore Evropiane gjatë aktivitetit ditor për të rinjtë, mbajtur nga grupi parlamentar.
Zëdhënësi i Parlamentit Jaume Duch Guillot tha se në dijeninë e tij kjo ishte hera e parë në histori që një çift fejohej në dhomën e parlamentit.