Televizioni i Marokut thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i të premtes ka arritur në 632 dhe se 329 persona janë lënduar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Shumë banorë të frikësuar të Marakeshit e kaluan natën jashtë.
Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë e kishte epiqendrën në malet Atlas, pranë qytetit të Marakeshit
Lëkundjet u ndjenë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00 me orën lokale.
Mediat vendase raportojnë se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet kanë kaluar një fluks njerëzish pasi ka qenë i lartë numri i atyre që kanë shkuar për të marrë mjekim.