BotaLajme

Fillon Samiti i Liderëve të G20 në Indi

Samiti i 18-të i Liderëve të G20 i cili mbahet në Indi me temën “Një Tokë, një Familje, një të Ardhme” filloi me ceremoninë zyrtare të pritjes në të cilën mori pjesë edhe presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Kryeministri indian Narendra Modi, priti një nga një dhe doli në fotografi me liderët që morën pjesë në ceremoninë e samitit që zhvillohet në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongreseve “Bharat Mandapam”.

Në kuadër të ceremonisë liderët përfshirë edhe presidentin turk Erdoğan u mblodhën në “zonën e liderëve” dhe pas ceremonisë kryen hyrje në qendrën e kongresit për të marrë pjesë në sesionet e samitit.

Edhe presidenti Erdoğan mori pjesë në sesionin e parë të ditës që u mbajt me temën “Një Tokë”.

– Samiti i Liderëve të G20

Liderët e vendeve që përbëjnë 85 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në nivel global, 75 për qind të tregtisë ndërkombëtare dhe dy të tretat e popullsisë së botës, në takimin me tre sesione të këtij viti do të trajtojnë reformat gjithëpërfshirëse ekonomike globale.

India e cila për herë të parë këtë vit përjeton emocionet e “presidencës së radhës”, pritet të nxjerrë në pah tema të tilla si zhvillimi i gjelbër, rritja e përshpejtuar/gjithëpërfshirëse dhe rezistente, përparimi i përshpejtuar në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, transformimi teknologjik dhe infrastruktura publike dixhitale, institucionet shumëpalëshe për shekullin e 21-të dhe zhvillimi nën udhëheqjen e grave.

Krahas zhvillimit të qëndrueshëm në rend dite do të jetë edhe tema për reduktimin e dallimeve mes vendeve të zhvilluara dhe që janë në zhvillim.

Në G20 gjatë presidencës së Indisë për më shumë se një vit do të diskutohen çështje të tilla si reformimin e infrastrukturës së borxhit ndërkombëtar, për më shumë borxh nga institucionet shumëpalëshe ndaj vendeve që janë në zhvillim, rregulloret e kriptomonedhave si dhe ndikimi i pasigurive gjeopolitike mbi energjinë dhe sigurinë ushqimore.

– Putin, Jinping dhe Sanchez nuk do marrin pjesë në samit

Në G20 e cila përbëhet nga 19 vende përfshirë, Bashkimin Evropian, Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Meksikën, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut, Türkiye-n, Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, këtë vit është ftuar si mysafire edhe Spanja e cila nuk është në G20 pavarësisht se është një prej 20 ekonomive të para të botës.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk do të marrë pjesë në samit për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të marrin pjesë në Samitin e G20 ndërkohë Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang dhe Rusia nga ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov.

– Masat intensive të sigurisë për G20

Me rastin e G20 në New Delhi masat e sigurisë nga ajri dhe toka janë rritur në nivelin më të lartë. Për samitin janë mobilizuar mbi 50 mijë forca policie ndërsa Garda e Sigurisë Kombëtare ofron mbështetja ndaj forcave policore për garantimin e sigurisë.

Shumë rrugë, bulevarde dhe biznese janë mbyllur deri më 11 shtator në zonën ku mbahet samiti. Gjithashtu deri në fund të samitit do të zbatohen kufizime të udhëtimeve në disa rajone.

Show More

Related Articles

Back to top button