Observatori i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) në Hawaii ka ngritur nivelin e alarmit – në një paralajmërim të kuq – në lidhje me vullkanin Kilauea pasi ai filloi të shpërthejë të dielën pasdite.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Hawait tha të dielën në mbrëmje se, në atë kohë, llava ishte e kufizuar dhe “nuk përbën një kërcënim për komunitetet”.
Megjithatë, u bë një paralajmërim se grimcat dhe gazrat që lëshohen nga shpërthimi mund të shkaktojnë “probleme me frymëmarrjen për njerëzit e ekspozuar”.
Zyrtarët thanë se vullkani filloi shpërthimin e tij rreth orës 15:15 me orën lokale të dielën brenda kraterit Halemaʻumaʻu.
USGS shtoi se shpërthimi “u parapri nga një periudhë sizmike të fortë”.