Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në qytetin lindor Vladivostok të Rusisë për bisedime me Vladimir Putin. Raportimet thonë se ai ka hyrë në stacionin kufitar të Khasan rreth dy orë më parë, pasi ka udhëtuar gjatë natës me trenin e tij të blinduar.
Kremlini ka konfirmuar se takimi mes dy liderëve do të zhvillohet “në ditët në vijim”, për çështjet rajonale dhe globale ,pas përfundimit të Forumit Ekonomik Lindor.
Së bashku me Kim udhëtojnë edhe zyrtarë të lartë ushtarakë. Të dy vendet pritet të finalizojnë një marrëveshje armësh që mund të bëjë që Pheniani të furnizojë armë për të nxitur luftën e Rusisë në Ukrainë. Nga na tjetër Koreja e Veriut mund të marrë ndihmën humanitare shumë të nevojshme për vendin e tij të uritur nga sanksionet.
Kjo vjen mes paralajmërimeve të përsëritura nga SHBA-ja në veri kundër ndihmës për të armatosur Rusinë për luftën në Ukrainë
Kremlini ka thënë se Rusia “nuk është e interesuar” për paralajmërimet e Uashingtonit dhe do të fokusohet në interesat e Phenianit dhe Moskës.
Ky është udhëtimi i parë i Kim jashtë vendit në katër vjet – ai u takua për herë të fundit ballë për ballë me Putinin në vitin 2019.