BotaLajme

Iu bashkua ushtrisë ukrainase, modelja dhe snajperistja vritet nga forcat ruse

Një snajperiste braziliane është vrarë nga një sulm me raketa rus në Ukrainë vetëm 3 javë pasi ju bashkua luftës kundër ushtrisë së Vladimir Putin. Thalito do Valle, 39 vjeçe, e cila ishte edhe modele, ka marrë pjesë në disa misione në botë, madje luftoi edhe kundër ISIS-it në Irak, shkruan Daily Mail.

Ajo ndërroi jetë pasi raketa rusi goditi një bunker ku ajo po qëndronte në qytetin e Kharkivit. Bashkë me të mbeti i vdekur edhe Douglas Burigo, një tjetër ish-ushtar brazilian, i cili ishte kthyer në bunker për të nxjerrë 39-vjeçaren. Thalito do Valle publikonte shpesh video nga misionet e saj kundër ISIS dhe kishte me mijëra shikime në kanalin e saj të Youtube.

Ajo ka studiuar për drejtësi pasi punoi si modele dhe aktore në rininë e saj dhe ka marrë pjesë në shpëtimin e kafshëve me OJQ.

Show More

Related Articles

Back to top button