Një zjarr ka rënë pak pas orës 11 në një autobus turistik teksa po lëvizte në rrugën Egnatia, pak kilometra jashtë Igumenicës, pas tunelit të Mazarakia, Greqi.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit nga Igumenica, të cilët nuk kanë ndërhyrë, pasi zjarri që kishte rënë në filtrin e motorit të mjetit ishte shuar.
Në autobusin turistik ndodheshin 51 turistë rumunë, duke përfshirë dy shoferët, të cilët janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.
Autobusi kishte destinacion Athinën.