BotaLajme

BBC: Mbi 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën kundër Ukrainës

Sipas raportit të fundit të gazetarëve të shërbimit rus të BBC-së dhe uebsajtit të gazetarisë investigative Mediazona, 32.164 ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Emrat e 32.164 ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë u identifikuan, nga mediat në fjalë, në bashkëpunim me një grup vullnetarësh. Nga këta, të paktën 1,910 rusë u vranë gjatë kundërsulmit të Ukrainës.

Të burgosurit përbëjnë kategorinë më të madhe të viktimave, raporton BBC, duke vënë në dukje se ka regjistruar emrat e 6073 të burgosurve të dënuar, shumica e të cilëve luftonin në radhët e grupit mercenar ‘Wagner’.

Të rekrutuarit janë në vendin e dytë për nga numri i viktimave. Janë identifikuar 3613 të vrarë.

Sipas të dhënave janë vrarq 2440 komandantë, ndërsa janë vrarë 40 oficerë. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button