BotaLajme

Mbrojtja e kafshëve në Kroaci/ 1 vit burg për ata që i braktisin, 2 vite për vrasësit dhe keqtrajtuesit

Së shpejti në Kroaci ai që do të braktisë kafshët do të dënohet me 1 vit burgim. Ky ligj është pjesë e ndryshimeve në Kodin Penal, për të cilin Ministria e Drejtësisë dhe Administratës ka punuar për rreth 1 vit. Dënimi me burg për ata që braktisin kafshët nuk ishte diktuar më herët publikisht, teksa së shpejti do të bëhet ligj.

Nga dokumentet e grupit të punës që po punon për ligjin e ri, shkruhet se Ministria vendosi në këtë paketë ndryshimesh të punojë për forcimin e mbrojtjes së kafshëve, duke e trajtuar kështu braktisjen e kafshëve si vepër penale. Është hera e parë në Kroaci që braktisja e kafshëve trajtohet si vepër penale për të cilën mund të vendoset dënim me burg, transmetojnë mediat.

Aktualisht është pjesë përbërëse e Ligjit për Mbrojtjen e Kafshëve, për të cilin parashikohet një gjobë deri në 4.000 euro. Ministria e Drejtësisë dhe Administratës në Kroaci planifikon të ndërmarrë një hap shtesë në forcimin e ligjit të mbrojtjes së kafshëve, ndaj propozojnë edhe rritjen e dënimeve me burg për vrasjen apo torturimin e kafshëve.

Propozimi është që personi që vret një kafshë pa arsye të justifikuar ose e keqtrajton atë, i shkakton dhimbje të panevojshme ose e ekspozon në vuajtje të panevojshme, të dënohet me burgim deri në dy vjet burg.

Show More

Related Articles

Back to top button