Gjallëria e tregut të udhëtimeve në Kinë është nxitur nga politikat e favorshme në kohët e fundit dhe kërkesa për udhëtime në verë, duke lëshuar një sinjal që ekonomia po përmirësohet gradualisht.
Vera është gjithmonë sezoni i kulmit të udhëtimeve. Me dobësimin e ndikimit të pandemisë, politikat e shumta favorizuese dhe shtimi i kërkesës kanë përshpejtuar rimëkëmbjen e sektorit të udhëtimeve.
Deri më 24 qershor, shumica e zonave në Kinë kishin rinisur udhëtimet ndërkrahinore. Në Shangai rinisi turizmi në grup nga fillimi i qershorit, pas pezullimit tremujor për frenimin e rishfaqjes së rasteve të COVID-19.
Lehtësimi gradual i kufizimeve ka rritur besimin në tregun e udhëtimit të verës, duke ofruar në të njëjtën kohë siguri të politikave, tha Cheng Chaogong, studiues i lartë në Institutin e Studimeve “Tongcheng” pranë agjencisë së udhëtimeve “Ly.com”.
Në bazë të sigurisë së lartë të politikave, Instituti i Studimeve “Tongcheng” parashikon se tregu i turizmit veror do të hyjë sivjet në rrugën e rimëkëmbjes dhe se do të ketë një përtëritje të turizmit prind-fëmijë.
Sipas të dhënave statistikore nga “Ly.com”, shitja e biletave për pikat turistike të brendshme u rrit me 44 % në gjysmën e parë të qershorit në krahasim me gjysmën e dytë të majit.