BotaLajme

Pesë shtetas amerikanë përgatiten të fluturojnë sot drejt SHBA-së pas burgosjes në Iran

Katër burrat dhe një grua që mbajnë pasaporta iraniane po lirohen në kuadër të një marrëveshjeje shkëmbimi, e pohuar kjo nga ministria e jashtme e Republikës Islamike.

Lirimi i tyre është kushtëzuar me zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve fonde iraniane të fituara nga shitja e naftës të cilat ishin ngrirë në Korenë e Jugut. Mësohet se kalimi i tyre sipas kërkesës në bankat e Dohas, ka përfunduar tashmë. Presidenti amerikan Joe Biden ka këmbëngulur me kohë për lirimin e amerikanëve të konsideruar si pengje të Iranit, me qëllimin të përdoreshin si mall për të bërë pazar.

Shkëmbimi ndërkohë është dënuar ashpër nga republikanët në SHBA, por edhe aktivistët iranianë të cilët thonë se kjo lëvizje do të inkurajojë edhe më shumë pengmarrjen nga autoritetet iraniane. Shkëmbimi përkon me një rritje të konsiderueshme të pranisë ushtarake të SHBA-së në Gjirin Persik. Sipas kushteve të marrëveshjes, fondet kalojnë vetëm në llogaritë e vendosura në Katar, i cili është një aleat kyç i SHBA-së i vendosur në Gadishullin Arabik dhe është edhe shtëpia e një bazë të madhe ushtarake amerikane.

Po kështu, zyrtarët iranianë kanë identifikuar pesë individë në paraburgim në SHBA, të cilët Teherani do të dëshironte t’i dorëzoheshin si pjesë e marrëveshjes. ta janë akuzuar për blerje të paligjshme të teknologjisë së avancuar, që besohet të jetë e destinuar për Iranin.

Show More

Related Articles

Back to top button