Autoritetet iraniane të sigurisë kanë arrestuar më shumë se 260 persona në përvjetorin e vdekjes së Jina Mahsa Amini, raportuan mediat lokale.
”Të 260 arrestimet u bënë gjatë një periudhe 24-orëshe dhe në përvjetorin e disa prej protestave më të mëdha të Iranit në historinë e fundit”, raportoi gazeta ”Shargh”.
Autoritetet e sigurisë thanë se arrestimet u bënë për shkelje të sigurisë publike, nxitje të protestës dhe armëmbajtje.
Vdekja e gruas së re kurde iraniane Amini, e cila të shtunën shënoi një vjetorin e saj, ka shkaktuar një valë protestash të dhunshme në të gjithë Iranin, që nga fundi i vitit 2022.