BotaLajme

I humb avioni 80 milionë dollarësh, ushtria e SHBA-së kërkon ndihmën e qytetarëve

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjendur në një situatë të pazakontë, ajo ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e një avioni luftarak F-35, i cili u braktis nga piloti pas një defekti.

Avioni u zhduku nga radarët pasditen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut.

Piloti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u hodh me parashutë pas avarisë dhe tashmë është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende plotësisht. Kërkimet e tyre, autoritetet i kanë fokusuar  përreth dy liqeneve në Chaleston, por megjithatë ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mbetjeve të avionit F-35B Lightning II.

Baza ushtarake në Charlston bëri një postim në platformën X, ku e përshkruante si thelbësore ndihmën e publikut për gjetjen e avionit. F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin”. Ai kushton 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit që ekzistojnë sot në botë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk