Ukraina së shpejti do të marrë tanket “Abrams”, njoftoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, raporton Anadolu.
“Së bashku po përcjellim Ukrainën se çfarë i nevojitet dhe kur i nevojitet. Së bashku ne po i japim Ukrainës ndihmën e sigurisë që i nevojitet për kundërsulmin aktual”, tha Austin në një takim të nivelit të lartë të aleatëve dhe partnerëve të NATO-s në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.
Ai tha se deri më tani SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë dhënë më shumë se 76 miliardë dollarë ndihmë të drejtpërdrejtë të sigurisë për mbrojtjen e Ukrainës dhe premtoi se ata do të rrisin mbështetjen e tyre ushtarake.
“Jam i kënaqur të njoftoj se tanket ‘M1 Abrams’, për të cilat SHBA-ja ishte zotuar më parë, do të hyjnë së shpejti në Ukrainë”, tha Austin.
Rreth 50 ministra të Mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë po marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, përfshirë ministrin e ri të mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov.