BotaLajme

Ukraina bën thirrje për kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska iu ka bërë thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë në sigurimin e kthimit të mijëra fëmijëve ukrainas të marrë me forcë nga Rusia.

Kjo thirrje erdhi pasi media shtetërore bjelloruse publikoi foto të dhjetëra fëmijëve ukrainas që mbërrinin në Bjellorusi nga pjesët e pushtuara të Ukrainës nga Rusia.

Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA), Zelenska tha se më shumë se 19,000 fëmijë ukrainas ishin transferuar ose deportuar me forcë në Rusi ose në territoret që ajo ka pushtuar.

Deri më tani, vetëm 386 janë sjellë në shtëpi.

Tutje ajo tha se këtyre fëmijëve rusët ju thonë se prindërit nuk kanë nevojë për ta, as vendi i tyre, dhe se askush nuk po i pret.

Po ashtu ajo deklaroi se fëmijëve iu tha se nuk janë më ukrainas, por janë fëmijë rusë, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv

Show More

Related Articles

Back to top button