BotaLajme

Azerbajxhani publikon videon e tërheqjes së forcave armene, i mbikëqyrën me dronë

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi detajet e nënshkrimit të marrëveshjes për përfundimin e konfliktit në Nagorno-Karabakh, dhe shfaqi një video ku shihen forcat e këtij rajoni duke lënë pozicionet e tyre luftarake.

Videoja e publikuar nga ministria është realizuar me ndihmën e një droni që “monitoronte” të gjithë procesin e tërheqjes së forcave të Nagorno-Karabakhut, transmeton Telegrafi.

“Në kuadër të masave u neutralizuan mjetet ushtarake, pozicionet luftarake dhe strehimoret e palës tjetër. Sipas informacioneve të disponueshme, tashmë janë nën kontroll mbi 90 pozicione luftarake ku ndodheshin forcat armike, si dhe disa pika me rëndësi strategjike. Ju informojmë se pjesëtarët e forcave të armatosura armene u larguan nga pozicionet e tyre në panik”, shpjeguan ata.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit sqaroi detajet e gjithë marrëveshjes.

“Formacionet e forcave të armatosura armene dhe forcave ilegale të vendosura në rajonin e Karabakhut duhet të dorëzojnë armët, të largohen nga pozicionet ushtarake dhe të çarmatosen plotësisht. Paralelisht, ata duhet të dorëzojnë të gjitha pajisjet e rënda dhe armët. Të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në koordinim me kontingjentin paqeruajtës rus”, theksuan nga ministria azere e Mbrojtjes.

Show More

Related Articles

Back to top button