Një anije rumune ka shpërthyer në Detin e Zi pasi ka goditur një minë detare.
Agjencia rumune e Shpëtimit Detar (MRCC) ka njoftuar se janë shpëtuar të 12 anëtarët e ekuipazhit të Seama, që lundron nën flamurin e kombit afrikan të Togos.
Të gjithë u transportuan për trajtim në portin e Sulia, i cili ndodhet në afërsi të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Shpërthimi ndodhi rreth 40 kilometra nga bregu. Fleetmon, një shërbim për gjurmimin e anijeve, tha se ekuipazhi i anijes dërgoi një sinjal rreth orës 06:50 të mërkurën në mëngjes.
Sipas fotove që disponon Fleetmon, anija nuk është fundosur ende. Megjithatë, uji depërton në byk, gjë që ndoshta do të çojë në fundosjen e saj.
Anija Seama duhej të nisej më 12 shtator nga një prej porteve turke. Stacioni i destinacionit supozohej të ishte porti ukrainas i Izmailit, nga i cili eksportohet drithëra dhe produkte të tjera ukrainase dhe që shumë shpesh bëhet cak i granatimeve ruse.
Në javët e kaluara, rrënojat e tre dronëve rusë u ranë në territorin rumun, me shumë gjasa drejt portit ukrainas të Izmail.