Lajme

SHBA miraton një paketë ndihme prej 325 milionë dollarësh për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës premtojnë një tjetër paketë ushtarake për Ukrainën. Presidenti amerikan, Joe Biden zhvilloi një takim me homologun e tij ukrainas, Volondymir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë ku edhe paralajmëroi ndihmë të re për Kievin, prej 325 milionë dollarësh.

“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ukrainën që të ndërtojë një forcë të aftë për të garantuar sigurinë afatgjatë të Ukrainës, të aftë për të frenuar kërcënimet e ardhshme kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe lirisë. Amerika nuk mund të heqë dorë nga ky angazhim”

Zelensky falënderoi presidentin amerikan për ndihmën që i jep Kievit për të luftuar “agresorin”.

“Ukrainasit e vlerësojnë shumë ndihmën e ofruar nga SHBA-ja për të luftuar terrorin rus. Ndihma e Uashingtonit do të ndihmojë në forcimin e aftësive të mbrojtjes të Ukrainës gjatë stinës së dimrit.”

Komentet e Presidentit Biden lidhur me gatishmërinë e Kongresit për të rritur ndihmën për Ukrainën pasuan njoftimet se Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, nuk e kishte pranuar kërkesën e Presidentit Zelenskyy për të mbajtur një fjalim para dy Dhomave të Kongresit amerikan.

Ky i fundit e justifikoi vendimin e tij duke thënë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të organizuar një gjë të tillë.

Show More

Related Articles

Back to top button