BotaLajme

Lufta në Sudan/ Kreu i ushtrisë: Jam i gatshëm të filloj bisedimet për paqe me Forcat Paraushtarake

Kreu i ushtrisë sudane deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me komandantin e forcave rebele, me të cilin po lufton për kontrollin e vendit, sipas BBC.

Gjenerali Abdel Fattah al-Burhan tha se ishte i gatshëm të ulej të bisedonte me Mohamed Hamdan Dagalo, udhëheqësin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

Dy forcat ushtarake kanë shkaktuar një luftë të brendshme brutale që nga prilli, në të cilën sipas OKB më shumë se 7500 njerëz kanë humbur jetën dhe 5 milionë të tjerë janë zhvendosur.

Gjenerali Burhan, i cili mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021, dha një intervistë të rrallë për BBC pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ai drejton Forcat e Armatosura Sudaneze (FAS) dhe është në një turne diplomatik global duke kërkuar mbështetje ndërkombëtare dhe një lloj legjitimiteti për udhëheqjen e tij, pavarësisht dështimit të tij për t’ia dorëzuar pushtetin autoriteteve civile.

Gjenerali mohoi që forcat e tij të kishin në shënjestër civilët, pavarësisht se OKB-ja dhe organizatat bamirëse thonë se ka prova se ata po kryejnë sulme ajrore pa dallim në zonat e banuara.

Ai tha se ishte i sigurt për fitoren, por pranoi se ishte detyruar të zhvendoste selinë e tij në Port Sudan sepse luftimet në kryeqytetin Khartoum e kishin bërë të pamundur vazhdimin e qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button