Procesi i decentralizimit vazhdon të zvarritet. Pushteti qendror krahas asaj që nuk u delegon më shumë kompetenca komunave, tashmë ka hartuar edhe një propozim ligj ku disa komunave do t`ju ndahen më shumë kompetenca, ndërsa ato komuna që nuk i plotësojnë kriteret e caktuara, përmes komunës fqinje do t`i kryejnë ata kompetenca.
Kështu thotë Ministri i Pushtetit Lokal Risto Penov, i cili nënvizon se edhe ligji për pushtetin lokal duhet të pësojë ndryshime por për votimin e tij duhet që në kuvend të sigurohen dy të tretat e votave, që shumica aktuale nuk i ka.
“Ne punojmë për fazën e ardhshme të decentralizimit, ku duhet që kompetenca të caktuara duhet të barten tek komunat. Mund të them se punojmë sipas parimit asimetrik të decentralizimit dhe jo si deri më tani për të gjithë komunat njejtë, por ata komuna që nuk kanë kapacitete për kompetenca të caktuara, përmes komunës fqinje do t`i kryejnë ata kompetenca. ky projekt është përpiluar, është analizuar, por vet ndryshimi i ligjit për pushtet lokal kërkon shumicë në Parlament prej dy të tretave e cila deri më tani nuk është siguruar, e shihni edhe me ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Penov.
Në ndërkohë, deri në vitin 2025, komunat do të marrin nga 0.5 për qind nga TVSH-ja. Pas vitit 2025 do të ketë zgjidhje tjetër. Ministri i Pushtetit Lokal Risto Penov, tutje sqaron se komunat duhet që të krijojnë kapacitete për të marrë më shumë kompetenca, ndërsa nënvizoi se komunat e mëdha kanë probleme me ajrin e ndotur, ndërsa komunat e vogla në menaxhimin me mbeturinat. Prandaj, ai tha se komunat duhet të ndihmohen në këtë drejtim.
“Ne jemi në proces me të cilin deri në vitin 2025 çdo vit 0,5 për qind nga TVSH-ja shpërndahet në komunat. Kështu është edhe me tatimin personal. Për më shumë decentralizim, këtë proces e udhëheq Ministria e Financave dhe për implementimin e më tutjeshëm do të bisedohet pas vitit 2025. Por, për shembull, në sferën e ekologjisë janë decentralizuar shumë kompetenca, praktikisht shumë prej këtyre ingerencave janë në duar të komunave. Në këtë drejtim, ne duhet që t`ju ndihmojnë komunave që të ndërtojnë më shumë kapacitete, kuadër administrativ që të kenë mundësi t`i implementojnë. Më shumë probleme kemi me ajrin e ndotur në komunat më të mëdha, kurse tek komunat e vogla problem kemi me mbeturinat. Pra, këta janë probleme organizative ku kompetencat janë tërësisht të decentralizuara”, tha Risto Penov.
Ai më tej sqaroi se në aspektin organizativ, komunat kanë mungesë të kapaciteteve teknike për të kontrolluar hedhjen e mbeturinave dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve. Sipas tij, ata nuk kanë mjete dhe kapacitete që të sigurojnë aparaturë që do të kontrollojë gjatë tërë kohës, se ku hidhen mbeturinat apo ku ka zjarre. Nga ana tjetër, kryetarët e komunave disa herë janë shprehur se janë të gatshëm që të marrin përsipër më shumë kompetenca por pushteti qendror deri më tash nuk ka shprehur vullnet për një gjë të tillë.