BotaLajme

Aksident në një minierë qymyri në Kinë, humbin jetën 16 persona

Të paktën 16 persona humbën jetën në një aksident në një minierë qymyri në qytetin Panzhou në provincën Guizhou të Kinës jugore.

Mediat e huaja shkruajnë se pas këtij aksidenti është ndaluar puna në të gjitha minierat e qymyrit në qytet të ndalojnë prodhimin për një ditë.

Zona ka një kapacitet total prodhimi prej rreth 52.5 milionë tonë metrikë në vit, kryesisht qymyr koks, që përfaqëson rreth pesë për qind të kapacitetit të prodhimit të koksit të Kinës.

Mysteel në pronësi të shtetit, që operon minierën Panzhou, ka urdhëruar inspektime sigurie në të gjitha minierat e saj dhe ka marrë masa për të garantuar prodhim të sigurt.

Show More

Related Articles

Back to top button