BotaLajme

Ekzekutivi britanik: Na duhet një lider i ri sa më shpejt

Sekretari britanik i biznesit Kwasi Këarteng i është bashkuar thirrjeve për përfundimin e shpejtë të mandatit të Boris Johnson – në vend që të qëndrojë në pushtet deri në tetor, shkruan skynews.

“Çfarë gjendje dëshpëruese. Kaq shumë dëme të panevojshme të shkaktuara. Tani kemi nevojë për një udhëheqës të ri sa më shpejt të jetë e mundur. Dikush që mund të rikthejë besimin, të shërojë vendin dhe të përcaktojë një qasje të re, të arsyeshme dhe të qëndrueshme ekonomike për të ndihmuar familjet,” tha ai.

Një numër në rritje i deputetëve konservatorë thanë se Johnson duhet të tërhiqet tani dhe të lërë dikë tjetër të marrë drejtimin e vendit.

George Freeman, tha se ata kishin nevojë për “një udhëheqës të ri konservator që të përpiqet të riparojë dëmin dhe të rikthejë besimin” për shkak të Boris Johnson. Ruth Davidson, ish-udhëheqësja e Konservatorëve në Skoci, tha: “Nuk ka asnjë mënyrë që ai të qëndrojë deri në tetor.

Është absurde të mendosh se mundet”.

Show More

Related Articles

Back to top button