BotaLajme

Rritet vlera e paundit dhe aksioneve në Britani pas dorëheqjes së Johnson-it

Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar dhe paundi kanë pësuar rritje menjëherë pas dhënies së dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson. Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar po tregtohen me 1% më shumë, ndërsa paundi ka shënuar rritje, duke u shitur me 0.75% më shumë në 1.20 kundrejt dollarit, sipas CNN.

Ekonomia britanike ende përballet me sfida serioze si shkak i inflacionit të lartë, ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe krizës mbi koston e jetesës.

“Megjithatë, mos bëni gabim, paundi mbetet shumë i dobët për shkak të gjendjes së tmerrshme të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të ngjarë të hyjnë në një recesion ndërsa Banka e Anglisë refuzon të rrisë normat e interesit në mënyrë agresive për t’u marrë me inflacionin në rritje,” tha Ëalid Koudmani, analisti kryesor i tregut në ndërmjetësin XTB. /abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button