BotaLajme

Tërmeti “shkund” Napolin, njerëzit dalin në rrugë

Lëkundjet të forta janë regjistruar në Napoli rreth orës 03:35 të mëngjesit dhe janë ndjerë në disa lagje të qytetit.

Tërmeti ka pasur magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe thellësi fokale rreth 3 km, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz apo materiale.

Sipas mediave italiane në Fuorigrotta, Vomero, Riviera di Chiaia dhe Capodimonte shumë u zgjuan nga lëkundjet e tokës që zgjatën disa sekonda, si dhe nga sirenat e alarmit që hynë në veprim.

Shumë njerëz dolën në rrugë, ndërsa sipas mediave italiane ky është një ndër tërmetet më të fortë të regjistruar në zonë në 39 vitet e fundit.

Show More

Related Articles

Back to top button