BotaLajme

REL: Zgjerimi i forcës bërthamore verikoreane tani parashikohet edhe me ligj

KOREJA E VERIUT-  Koreja e Veriut e ka rregulluar edhe me ligj zgjerimin e forcës së saj bërthamore. Ligjvënësit verikoreanë e kanë miratuar dokumentin në Asamblenë Popullore Supreme, sipas medias shtetërore në Korenë e Veriut, shkruan REL.

Amendamenti kushtetues është miratuar për “të garantuar të drejtën shtetërore për ekzistencë dhe zhvillim, për përballje në luftë dhe mbrojtje të paqes rajonale dhe globale, përmes zhvillimit të shpejtë të armëve bërthamore në nivel më të lartë”, është cituar të ketë thënë lideri verikorean Kim Jong Un, sipas medias shtetërore.

Kim ka thënë se politika shtetërore për armët bërthamore, tani do të jetë e përhershme për shkak të shndërrimit në ligj. Armët bërthamore të Phenianit janë arsye pse ky vend përballet me një mori të sanksioneve ndërkombëtare./ REL

Show More

Related Articles

Back to top button