BotaLajme

Nagorno-Karabakh do të pushojë së ekzistuari nga janari 2024

Presidenti i armenëve etnikë në Nagorno-Karabakh, Samvel Shahramanyan, nxori një dekret të enjten duke shpërbërë në mënyrë efektive republikën e vetëshpallur.

Dekreti i Shahramanyan kërkon që të gjitha institucionet dhe organizatat e shtetit, të cilat nuk njihen ndërkombëtarisht, të shpërndahen deri më 1 janar 2024.

“Republika e Nagorno-Karabakut (Artsakh) pushon së ekzistuari, thuhet në dekretin, i cili u shpërnda në Facebook nga qeveria e “Republikës së Artsakhut”.

Shahramanyan tha se vendimi ishte marrë për shkak të situatës aktuale të vështirë ushtarako-politike, bazuar, siç u shpreh ai, në prioritetin e ofrimit të sigurisë fizike për popullin e Nagorno-Karabakut dhe marrëveshjeve të bëra me Azerbajxhanin për “kalimin e lirë, të pakufizuar dhe të papenguar të popullsisë”.

Këtu do të përfshihen edhe militantët që hodhën armët, me pronat e tyre dhe mjetet e transportit përmes korridorit të Laçinit.

Kujtojmë se më shumë se gjysma e popullsisë armene etnike të Nagorno-Karabakut është larguar nga enklava për në Armeni në ditët e fundit, pasi Azerbajxhani nisi një ofensivë ushtarake dhe tha se kishte rimarrë kontrollin e plotë të rajonit të shkëputur javën e kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button